Papa Françesku priti në një takim të ngrohtë e miqësor, Arqipeshkvin tonë Imzot Arjan Dodaj, në përkujtimin e Shën Marisë Virgjër Mbretëreshë.
Në këtë takim Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve MED 24, që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të nga ardhja e Françeskut në Shqipëri.
Papa Françesku ka shprehur gëzimin e tij për këtë nisje duke premtuar afërsinë e tij dhe lutjet e tij për popullin tonë që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur llambën e fesë. Ati i Shenjt fton dhe nxit Arqidioqezën tonë të Tiranë-Durrës të ecë përpara me një hov të ri duke u angazhuar, me kurajo dhe gëzim në nisjet e reja në fushën e ungjillëzimit.
Në fund Imzot Arjan Dodaj i dhuroi Papës një qeleshe me flamurin tonë kombëtar kuq e zi.