“Investimet strategjike”, Bardhi: Felaj pjesë e oligarkëve dhe krimit të organizuar

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka adresuar akuza të forta në drejtim të nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, për të cilën tha se është përfaqësuese e oligarkëve dhe grupeve kriminale, teksa hodhi në votim ligjin për investimet strategjike.

Edhe procesi i hedhjes në votim është i paligjshëm tha Bardhi, pasi sipas tij parlamenti nuk kishte kuorumin e duhur prej 71 deputetësh.

“Sot në drejtim të seancës nuk ishte Ermonela Felaj por përfaqësues i pesë oligarkëve që përfitojnë nga ligji  dhe tre grupeve kriminale që përfitojnë gjithashtu. Ripërsëris që për opozitën është e rëndësishme që Parlamenti t’i kthehet normalitetit”- tha Bardhi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn