Ftesa e kryeministrit me demokratet:E kane deren te hapur ne PS. Reagon Bardhi: Po të ikin socialistët

Qe situata  ne kampin opozitar ka te pakten 3 vite qe eshte e cakorduar dhe pa orientim te qarte, kjo dihet por qe edhe kryeministri Rama duket se si politikan po e “shfrytezon” kete situate.  Rama nuk surprizoi serish kur nje dite me pare nga Shkodra ku ftonte që pjesë e PS-së të ishin edhe demokratët. Ne keto kuhste, nje dite me pas, ka ardhur  një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Në rrjetin social X Bardhi shkruan se “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje”.

Postimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn