Një 62-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi pasditen e djeshme, tentoi të vriste me thikë gruan e tij 58-vjeçare. Sipas informacioneve fillestare, sulmi ndodhi pas një debati të ashpër mes tyre.
Sipas medieve italiane, kanë qenë fqinjët të cilët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e gruas. Kjo e fundit u godit tre herë me thikë, dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital.
Bashkëshorti u arrestua dhe tashmë akuzohet për veprat penale “vrasje të mbetur në tentativë dhe abuzim familjar”.
Për autoritetet italiane ende nuk dihet motivi, ndërsa 62-vjeçari tani ndodhet në burgun e Ivreas.