Ja  cfarë ndodhi përtej dyerve të mbyllura të asamblesë së PS….

Përtej deklaratave publike në punimet e Asamblesë së PS-së që u zhvillua me dyer mbyllura ka patur të tjera diskutime. Sipas Report Tv në këtë mbledhje, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë Etjen Xhafaj ka thënë se e dinte se kush ishte përgjegjësi i humbjes së Kavajës.

Mësohet se ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu kur ka marrë fjalën është shprehur se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafaj, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë.

“E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?” mësohet të ketë thënë Rama

Më pas Etjen Xhafa ka marrë fjalën duke u justifikuar: Ne kemi bërë një analizë por nuk është bërë përfundimtare përsakohë njerëzit presin të gjejnë cili ka qenë përgjejgësi ‘apo tradhtrari’ që na ka cuar në humbje. Ne e kemi gjetur kush ka qenë ‘përgjegjësi’ apo ‘tradhtari’ por nuk mund ta themi në këto momente.

Po ashtu mësohet se Rama ka kërkuar nga drejtuesi i PS-së i qarkut të Tiranës, Erjon Veliajt dhe Xhafës të identifikojnës emrat e drejtuesve socialistë në bazë që kanë pasur performancën më të ulët.

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjati 5 orë me dyer të mbyllura dhe mes kritikash socialistët miratuan dhe planin e veprimit për fitoren në zgjedhjet e  2025.

Mediat kanë zbuluar dhe ndërhyrjet e Ramës pas raportimit të deputetit të Vlorës, Anduel Tahiraj të cilit I ka thënë: “Ti Anduel bën takime me pesë veta dhe mbrapa ke edhe foton e Ismail Qemalit duke dëgjuar kuvendin tuj, ndërkohë raporton takime me 15 veta në sistemin e rienergjizimit të PS” .

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn