Ja kush mund ta zëvendësojë Ballukun në Qeveri….

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve, i është propozuar posti i numrit dy të qeverisë.

Burime brenda PS konfimojnë se ndërsa një ditë më parë Manja ishte i pranishëm në kryeministri, në të njëjtën ditë kur aty ku ndodhej edhe Belinda Ballaku, për të marrë propozimin e kryeministrit.

Ish-Ministri i Drejtësisë në kabinetin e kaluar të qeverisë “Rama” shihet aktualisht si më favoriti në kampin rozë për të marrë postin e zv-kryeministrit. Po ashtu Bledi Çuçi, si edhe dy emra të tjerë si Ogerta Manastirliu dhe Delina Ibrahimaj janë lakuar në media në orët e fundit, si alternativa të mundshme për të pasuar Ballukun.   

Gjithsesi, teksa pritet dorëheqja apo shkarkimi i Ballukut, është Ulsi Manja ai që duhet të pranojë ose jo ofertën e kryeminsitrit për të marrë detyrën e numrit dy të qeverisë si dhe për të drejtuar një nga ministritë me buxhetin më të madh në vend.

SPAK informoi se të dyja masat i janë komunikuar zv.kryeministres.

Numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO nuk mund të ushtrojë më kompetencat e saj si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Pasi u mor e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 mln euro, Belinda Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro. Me një vendim gjyqtarit të GJKKO-së, Erion Çela, vetëm një ditë më parë, ndaj Ballukut janë caktuar dy masa sigurie, ajo pezullimit nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, çka do të thotë që i është bllokuar edhe pasaporta.         

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn