Ja pse do të stërviten ushtarët e Ukrainës në bazën e NATO-s në Kuçovë. Ministrja Belinda Balluku e konfirmon ….

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, foli sot pas mbledhjes së qeverisë, për bazën e Kuçovës e cila u inaugurua më 4 Mars. Aktivitet ky ku mori pjesë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura etj.

E pyetur nëse do të stërviten në këtë bazë ushtarët e Ukrainës, ajo tha se nëse do të jetë e arsyeshme do të ketë një stërvitje të tillë.

“Është një aset që i përket aleancë. Në koordinim me NATO nëse do shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, u shpreh Balluku.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn