Ja si e imagjinon Rama veten pas 20 vitesh :Do të jem një katundar duke qepur …

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin e mirënjohur Alban Skënderaj, ka treguar se si e shikon veten e tij pas 20 vitesh.

Rama u shpreh se e imagjinon veten duke jetuar në fshat duke qenë “një katunar pa pretendime”

Unë e shoh veten shumë thjeshtë në katund duke u marrë me shijen e të parit, të dëgjuarit, të shikuarit. Është e bëshme sepse, mua edhe po të më rrëshqasë ledhi kur i thonë, përsa kohë kam në krah një dorë që më sjell në vete në mënyrë automatike nuk e kam rrezikun që të mbetem duke u bërë i lodhshëm për të tjerët. Besoj, uroj, lutem. Dua të jem një katunar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm për të tjerët. Thjesht i gatshëm për ata që kanë dëshirë të më takojnë dhe kam dëshirë t’i takoj kaq. Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe me gjërat që nuk kam mundur të mësoj, si për shembull të qep”– tha Rama duke qeshur.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn