Ja si të largoni nga jeta juaj një mashkull për 10 sekonda, sekretin na e thotë ish banorja e BBV4

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria.

Së fundmi, influencuesja ka publikuar një album fotografik me disa imazhe të ndryshme.

Por kësaj radhe nuk e kanë marrë vëmendjen vetëm fotot, por edhe mbishkrimi që ajo ka vendosur që të shoqërojë postimin e saj.

Rizarta me humor, ju jep një zgjidhje të gjitha vajzave që duan të ‘heqin qafe’ një djalë. Madje sipas saj, mund të ndodhë në 10 sekonda.

“Si të humbni një djalë në 10 sekonda? Pranoni ftesën e tij për darkë dhe thuaj atij se je duke bërë fasting”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në postimin në fjalë.

Kujtojmë se në një intervistë për “Pushime On Top”, modelja ka zbuluar se kishte një pëlqim për një djalë, por që nuk ia kishte thënë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn