Jam gati të marr drejtimin e PD, Argita e Malltezi e pranon ambicien e saj

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh e gatshme të shërbejë në çdo pozicion në Partinë Demokratike. 

Drejtuesja e emisionit i bëri Malltezit pyetjen e drejtpërdrejtë, duke i thënë nëse do të jetë e gatshme të marrë edhe karrigen e babait të saj nëse do të jetë e nevojshme.

Unë jam fare e gatshme të kontribuoj në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë. Nuk kam asgjë konkrete për momentin, përveç planit që mbështetja ime është e pakufizuar dhe veprimi im nuk mund të kufizohet me barriera subjektive. Unë nuk trashëgoj karrigen e babait, por ajo që do të bëjë nëse është e nevojshme është që do të garojë si çdo njeri për çdo lloj pozicioni”, tha Malltezi për “A2 CNN”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn