Ben Affleck u shfaq pa unazën e martesës gjatë fundjavës, ndërsa Jennifer Lopez nisi festimet e 55 vjetorit në Hamptons.
Affleck u fotografua me një bluzë të kuqe dhe pantallona gri, duke kryer disa punë ndërsa gruaja e tij ishte duke shijuar një drekë ditëlindjeje.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht mbi martesën e tyre, një burim i brendshëm i tha së fundmi ‘Page Six’ se ajo ka “mbaruar prej muajsh
Thashethemet per nje krize te ciftit u vune re qe be maj kur aktorja mori pjesë në Met Gala vetëm, pavarësisht se ishte një nga bashkëkryesueset e eventit.

Menjëherë pas kësaj, Ben u largua nga rezidenca e çiftit në Beverly Hills, të cilën së fundmi ata e nxorën në shitje për 68 milionë dollarë.
Dyshja thuhet se janë në një “ngut për të shitur” pronën 38,000 metra katrorë, të cilën e blenë vetëm një vit më parë.