Richard Grenell, ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me disa shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Michigan.
Përmes disa postimeve në rrjetet e tij sociale, ai shihet me një grup të shqiptarëve në Amerikë.
Ai shkruan se shqiptaro-amerikanët e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm i SHBA-ve.
“Shqiptaro-amerikanët, në Detroit e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm”, shkruan Grenell në rrjetet e tij sociale.