Këtë mbrëmje është mbajtur Mesha e Shenjtë për Pashkën Katolike. Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Arjan Dodaj përcolli mesazhe paqeje dhe u bëri thirrje të rinjve ta përdorin teknologjinë në shërbim të tyre dhe jo të bien pre e dhunës e bullizmit.
Mesha e shenjtë e Pashkës në nderim të ringjalljes së Jezu Krishtit është mbajtur në katedralen “Shën Pali” në Tiranë nën drejtimin e imzot Arjan Dodaj. Të shumtë kanqe qenë besimtarët katolikë, të cilët kanë marrë pjesë në meshë dhe po kremtojnë ringjalljen e Jezusit.
Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët. Shumë prej tyre që në orët e para të ditës së shtunë u janë drejtuar katedraleve dhe kishave në Shkodër, Lezhe e Krujë për të bekuar ushqimin që do të jetë në tryezën e të Dielës së Pashkës.















