Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Apelin e GJKKO.
Kjo pasi më herët Berisha ka kërkuar nga gjykata që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Kujtojmë që më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën korruptive të kompleksit ish-Partizani.
Berisha ndodhet nën arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit 2023, pasi nuk respektoi masën e parë të sigurisë, atë të detyrimit të paraqitjes.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqtaren e çështjes, Irena Gjoka per njëanshmëri, duke thënëse kjo e fundit sipas tyre i shërben interesave të qeverisë Rama.















