“Kështu e pësojnë ata që u hyjnë njerëzve në hak”, zbardhet video që efektivi Goxhara filmoi pas plagosjes: Më mban gruan peng 4 vite! S’e ha dot djersën e familjes time ti o kurvë!

BalkanWeb ka siguruar videon që efektivi Erion Goxhara i ka bërë punonjësit të ERE-s Lorenc Kosta, menjëherë pasi e plagosi, duke e qëlluar me 5 plumba.

Në videon që disponon redaksia e BalkanWeb, përmbajtja e të cilës është e rëndë, dëgjohet efektivi që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje.

Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë efektivi.

Kujtojmë se në dosjen hetimore thuhet se menjëherë pasi e filmoi, efektivi ia nisi videon kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes, Marsel Seferi, efektiv i Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës së 19 gushtit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Goxhara qëlloi me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve.

Goxhara u vetëdorëzua në 21 gusht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

“Nuk kam patur për qëllim ta vras”, është shprehur polici Erion Goxhara pas dorëzimit.

marrë nga balkanweb.com

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn