“Kisha prekur fundin“, për herë të parë Jennifer Lopez flet për dhunën nga ish-partneri

Jennifer Lopez ka zbuluar se është dhunuar nga një partner i mëparshëm. Këngëtarja, e martuar tashmë me aktorin Ben Affleck, tregon se ka qenë viktimë e dhunës në marrëdhënien e saj në një dokumentar të ri, të titulluar “The Greatest Love Story Never Told”.

Ajo thotë: “Të të rrëzojnë dhe të trajtojnë në këtë mënyrë nuk është e këndshme. Kurrë nuk kam qenë në një marrëdhënie ku jam goditur, falë Zotit, por sigurisht jam trajtuar keq dhe kam pësuar disa gjëra të tjera jo të pëlqyeshme. E vështirë. Përçmuese”.

Ndër marrëdhëniet e saj të mëparshme, J Lo, 54 vjeçe, është martuar tre herë dhe ka qenë në lidhje me disa prej  yjeve të njohur. Megjithatë, ajo nuk specifikoi se kush e kishte keqtrajtuar.

Në dokumentar, ajo vazhdon: “Ka pasur njerëz në jetën time që thanë ‘Te dua’ dhe pastaj nuk bënë gjëra që ishin në përputhje me fjalën dashuri”.

“Duhej të prekja fundin, ku je në situata të pakëndshme dhe të dhimbshme deri sa më në fund thuash, ‘Nuk e dua këtë”.

Duke folur për jetën e saj në dashuri në dokumentarin e publikuar sot, ajo thotë: “Unë kam qenë martuar katër herë tashmë. Jam e sigurt që njerëzit duke parë nga jashtë më thoshin, ‘Çfarë problemi ka kjo vajzë?’.

“Ajo që paraqesha për botën ishte, ‘Oh, kjo nuk funksionoi dhe është mirë dhe unë jam mirë dhe ata janë mirë dhe ishin të mrekullueshëm dhe unë isha e mrekullueshme’. Dhe gjithçka ishte lloj lloj budallallëku”.

J-Lo vazhdon: “Nuk po luhatesha në jetën time profesionale. Mendoj se kisha kontroll mbi atë dhe për këtë arsye i vura shumë përpjekje. Por kur shkoja në shtëpi në mbrëmje, dhe kur merresha me jetën time dhe demonët e mi dhe marrëdhëniet e mia, ishte një luftë e vërtetë”.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn