Kjo s’është Tirana! Kjo është Tirana! nga Akil PANO

Putheni Elbasanin, ndodhemi brenda metalurgjikut. Patosi është ëndërr për tiranasin, ndodhemi brenda rafinerisë, në thellësi të shpimit, mes lumenjve të naftës dhe gazit, pluhurit dhe tymit, grimcave të metalit që çdo ditë marrim në mushkritë tona.

Të na rrojnë kullat, investimet, ‘pastrimet’, të na rrojë partia; Njeriu, fëmijët, familja s’kanë më rëndësi. Ata janë të dytët, të tretët, e kështu me rradhë në listën e prioriteteve. Njeriu është shndërruar në mjet, pasuria dhe pushteti në qëllim.

Qytetarët e Tiranës nuk jetojnë në Tiranë; kjo s’është Tirana ime. Kur e mendon… nuk është as Tirana e premtimeve elektorale.

Por kjo është Tirana; pusi i pashtershëm i përfitimeve abuzive në kurriz të shëndetit dhe mirëqënies të shumicës. Kjo është Tirana, qyteti me minimum 7 herë dhe maksimum 18 herë më i ndotur nga niveli mesatar i ndotjes që merret si njësi matje nga OBSH.

Tiranaqëduam

Ps. Nuk po shoh e as dëgjoj ndonjë ambientalist, nuk ka. Kërkoj të gjej socialistë dhe nuk gjej! Socialistët nuk janë socialistë, janë ‘krijesë’ tjetër (për këtë ju shkruaj herë tjetër). Ndërsa demokratët kanë punë për të bërë. Shumë punë!
Akil Pano

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn