Dhjetëra metalurgë të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan ditën e sotme një protestë ndaj kompanisë turke “Yildirim Holding Group”, e cila prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.
Ata shprehen se kompania ka shkelur kontratën dhe se i ka diskriminuar pasi përgjysmimi i rrogës është bërë vetëm për ta. Sipas metalurgëve aktualisht kompania i paguan vetëm për 11 ditë në muaj me gjysmë page, ndërsa 11 ditë të tjera duhet të rrijnë pushim.