Kongresi Amerikan vendos konfiskimin e aseteve Ruse,i vë në dispozicion të Ukrainës,Basha: Lajm i shumëpritur

Kryetari i PD Lulzim Basha teksa ka pershendetur këtë vendim historik shkruan ne Facebook se ky zhvillim është një lajm i shumëpritur nga Washingtoni: Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës. Ne statusin e tij ne facebook kryetari i PD Lulzim Basha shpreh mirënjohjen e tij ligjvënësve amerikanë, në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre e të miqve të tjerë amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën edhe në Këshillin e Europës.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn