KONISPOL/I vrau nënën me sëpatë, 40 vjecari hedh babain nga shkallët duke e lënë të vdekur (FOTO).

Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes të marte, teksa dy persona humbën jetën në Konispol.

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe. Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn