KORCE/ Gjendet e pajetë në lumë e moshuara, ishte larguar nga banesa që dje

“Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë”, njofton policia.

Nga deklarimet e marra të familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn