Krijonin të dhënat e rreme ndaj disa drejtuesve të institucioneve, arrestohet gazetari dhe një punonjëse e AMP Durrës

Një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes policore kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin hapur një portal ku shpërndanin lajme të rreme.

Bëhet fjalë për shtetasit: Regina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

-Ervis Hasanaga, 35 vjeç, me profesion gazetar, si dhe u shpall në kërkim Kushtrim Selimi, me detyrë Shef Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Regina Omeri., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

Ervis Hasanaga, 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn