Kryebashkiaku ERJON VELIAJ thirret në SPAK. Për cilin “mëkat” do rrëfehet ???

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj atij.

Më pas, ai i është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.

Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

Burime për mediet bëjnë me dije se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Pasi të ketë dëshmuar para prokurorëve të SPAK, pritet dhe një prononcim para gazetarëve, ku Veliaj të mund të sqarojë se për çfarë u pyet konkretisht.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn