Presidenti i PL ka qene i ashper ndaj SPAK gjate fjales se mbajtur në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, të Partisë së Lirise ndersa tha se kush mbron SPAK turpëron dhe fjalën “baxhellë” .
Kryetari i PL u shpreh: Ne jemi këtu në këtë sallë.
Nëse dikush ka vlerësim për SPAK. pas gjithë këtyre fakteve, turpëron dhe fjalën baxhellë. SPAK është një institucion kriminal, kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit politik- tha ai
Fjala e plote e Z Ilir Meta
Fjala e Presidenti të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, të Partisë së Lirisë.
Faleminderit i dashur Mondi.
Kënaqësi, të ritakohemi, se është dhe mbledhja e parë, në prag të Europianit, suksese dhe Kombëtares sonë kuq e zi. Po ndërkohë, që do ti ndjekim ndjeshjet me shumë vëmenndje, duhet të vazhdojmë punën me shumë këmbëngulje.
Sapo vij, nga një takim I mrekullueshëm, falenderoj Ines Shehun, Erisën dhe Adën, dhe shumë gra dhe zonja të nderuara, që janë bashkuar me PL.
Dhe programi ynë me 5 prioritet, mbi 70% është mbështetje për gratë, mbështetje për nënat e reja, mbështetje për familjet e reja, mbështetje për pensionistët, mbështetje për kryefamiljaret.
Sepse, ato janë faktorë kryesor për ta mbajtur shoqërinë tonë, dhe familjen tonë sa më të bashkuar, dhe sa më të mbrojtur jo vetëm nga varfëria, jo vetëm nga emigracioni, por dhe nga Prindi 1 dhe Prindi 2, që është një rrezik madhor për vendin, për familjen shqiptare, për kombin tonë, për vlerat tona.
Pandëshkueshmëria e Edi Ramës dhe Erion Veliaj, apo thënë ndryshe Prindi 1, Prindi 2, nga Drejtësia me Regji e Dum Dumanëve, është një realitet në sytë e të gjithë shqiptarëve si “drita e diellit”.
Faktet ulërasin çdo ditë, dosjet dhe denoncimet serioze për korrupsionin skizofrenik janë bërë mal, ndërkohë “Ramaforma” me Katicat e saj shqiptare, në krye të SPAK-ut, mbyllin sy e veshë, si vegla qorre politike të neveritshme, në shërbim të Edi Ramës dhe agjendave të tij antishqiptare dhe antifamilje.
Strategjia e kanabizimit të Shqipërisë, plus kapja e Drejtësisë janë sot dy shtyllat që mbajnë në këmbë këtë Narkoshtet, ku:
- Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet;
- Sistemi I kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit;
- Llogaridhënia është asgjësuar;
- Ku vendi është rrëmbyer nga Qeveria dhe veprimtaria politike e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtime;
- Drejtuesit e realë të opozitës arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen.
Krimi mezi e ka pritur këtë ditë, që të ketë Qeverinë e tij, dhe një Drejtësi me Regji të Dum dumanëv, që e mbështet dhe e ndihmon, ndërkohë që godet dhe kërcënon këdo që i del përballë.
Rama është botërisht I faktuar si drejtuesi dhe përgjegjësi I ndërtimit të Narkoshtetit.
Kjo vërtetohet çdo ditë jo vetëm nga opozita, por këtë të vërtetë e thonë raportet më serioze të institucioneve më të larta të sigurisë dhe antimafias në BE., e thonë mediat e huaja të pavarura, si RAI 3 dhe “BILD”, që edhe këto kërcënohen nga Rama.
Rama me ndërgjegje të plotë dhe me objektiv të qartë ka lejuar, mbështetur dhe përdorur kanabizimin e të gjithë vendit me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke blerë zgjedhjet, drejtësinë, por edhe figura të gjoja opozitës, që kanë dhe vlerësim për SPAK. ata.
Është Edi Rama ai që kriminelët I futi në Parlament dhe I bëri Kryetarë Bashkie.
Është vëllai i Edi Ramës ,që rezulton I përfshirë direct në trafikun ndërkombëtar të drogës, mister Xibraka
Është Edi Rama, mbështetësi I narkotrafikantëve dhe interesave të tyre duke mbajtur kontakte të vazhdueshme edhe në zyrën e tij me përfaqësues të Sinaloas, duke emëruar Ministër të Brendshëm dhe drejtorë policie të përfshirë direct në trafikun e drogës,dhe organizatat më të rrezikshme kriminale ndërkombëtare.
Është Edi Rama dhe Erion Veliaj, që e kthyenTiranën në lavatriçen e pastrimit të parave të pista duke hedhur përtokë edhe kursin e këmbimit të Euros, dhe katicat e SPAK. ulin kokën si spordhjakë.
Duke falimentuar mijëra biznese të ndershme, dhe duke shkatërruar eksportet shqiptare.
Është Edi Rama që pronat publike dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë i ka trajtuar si prona të nënës, duke I ndarë “thela-thela” për të “ëmbëlsuar” dhe blerë heshtjen e diplomatëve të huaj, të McGonigalëve, siçi njohim ndryshe.
Në këtë vend të përmbytur nga këto skandale dhe afera të tmerrshme, SPAK. vetëm mbyll sytë, bën sikur nuk I shikon, ose bën si kur arreston duke dënuar disa ministra ose drejtorë, që vetë ofrohen për të bërë burg për Edi Ramën dhe Erion Velianë, në mënyrë që të vazhdojnë bizneset e tyre.
Denoncimet e faktuara dhe të paraqitura nga persona publikë dhe politikë, SPAK. nuk i merr fare në shqyrtim, ose I mbyll, ndërsa për shpifjet e çdo ordineri të paguar nga Qeveria, SPAK. I fillon rrufehetimet.
Për denoncimet e Taulant Ballës, hetimi fillon Brenda ditës, ndërsa për denoncimet me prova dhe fakte të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për falsifikimin e firmës së Kryetarit tëKuvendit, për krimet zgjedhore, për ligjet me porosi të Kuvendit, për rrëmbimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK. nuk lëviz as gishtin.
Edhe ku rfaktet, dokumentet dhe provat ulërijnë, SPAK. as nuk guxon t’I përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Velisë.
Thërrasin edhe 200 fermerë të dëshmojnë për lekët e blerjes së një autokombajne, ndërsa Ramën e Veliajn, të cilët kanë vendosur firmat e tyre për aferat më të rënda me miliarda euro, as nuk guxojnë ti hetojnë, dhe as nuk i thërrasin fare, por u luten për ndonjë tender për familjarët e tyre, e për të punësuar ndonjë njeri në bashki, dhe në institucionet shtetërore.
Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet politikisht në arrest shtëpie, ndërsa vetë ministrat e Edi Ramës me akuza konkrete të ngritura nga vetë SPAK. bredhin të qetë në mes të Bulevardit, duke sfiduar Drejtësinë.
Destinacionin e “Klubit Partizani” nga sportive në banesa e bëri Edi Rama që as përmendet, dhe as thirret nga SPAK., ndërkohë për këtë çështje ndalohet dhe dënohet Sali Berisha.
Masat shtrënguese të kufizimit të lirisë për ministrat e Edi Ramës, SPAK-u ja kërkon Parlamentit, ndërsa për liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha I merr vetë duke përdhosur Kushtetutën dhe Parlamentin, si një bandë horrash.
KRIMET E RËNDA PENALE TË EDI RAMËS PËR TË CILAT SPAK KA HESHTUR DHE NUK KA KURAJO TË LËVIZË GISHTIN.
Është afera e inceneratorëve, ku qindra dokumenta, provojnë korrupsionin qindra milionë euro në rradhë të parë të Edi Ramës, të krye shefit të kësaj afere, Erion Veliaj dhe të Ëngjëll Agaçit, instruktorit të çdo hapi dhe veprimi që bën SPAK. dhe institucionet e drejtësisë së Ramaformës.
Në aferën “Mc Gonigal”, ku përgjegjësitë e Edi Ramës janë shumë të rënda dhe të çertifikuara nga drejtësia në SHBA. Asnjë hetim nuk bën SPAK. se është vetë SPAK. te McGonali, se është takuar me prokurorët vetë McGonigali këtu.
Ka mbytyr me gjoba biznesmenët e Shqipërisë, politikanë të Shqipërisë, biznesmenë të Kosovës, politikanë të Kosovës. Dhe nuk e çon dot përpara SPAK. këtë gjë, se është vet SPAK aty në dosje, ku janë dhe shumë McGonigalë të tjerë.
Në çështjen “Beccheti” ku për shkak të Edi Ramës humbën 150 milionë euro e ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e arbitrazhit, si edhe në shumë arbitrazhe të tjera të humbura.
Në aferën e shembjes së “TeatritKombëtar”, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku u miratua me ligj të personalizuar një kompani, në shkelje të hapur të interest public, dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e artistëve dhe të njerëzve.
Në aferën e Portit të Durrësit u shkel çdo ligj, u shkel hapur Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe ku dhe vetë Parlamenti Europian dhe BE. u shprehën qartë dhe ndërprenë edhe kreditë.
Mos hetimi I aferës së grabitjes kriminale të të dhënave të TIMS.
Mos hetimi I grabitjes së të dhënave personale (skandali I patronazhistëve), ku përgjegjësitë penale të Qeverisë, ishin të faktuara dhe të provuara, ndërkohë SPAK nisi hetimet nisën për gazetarët që publikuan këtë skandalin. Ky është SPAK. këto janë katicat e shëmtuara të Shqipërisë.
Në aferën e Bordit të Çmimeve të ushqimeve, dhe naftës ku bashkë me oligarkët klientë të tij të ulur në tavolinën e Bordit,grabitën qindra milionë euro qytetarëve, e të cilin Gjykata Kushtetuese e betimeve te Lana, e rrëzoi.
Në kërcënimin personal të kryemafiozit Edi Rama, ndaj oficerit të ndershëm të policisë Emiljano Nuhu, për denoncimet e tij ndaj Taulant Ballës, dhe që e detyruan të largohej nga Shqipëria e të merrej në mbrojtje nga një shtet I huaj.
Në koncesionin e sterilizimit, ku Edi Rama me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte opinionin public, jo vetëm përpara, por edhe më pas, kur SPAK. kishte filluar arrestimet për këtë aferë, ndërkohë që Konçesioni Check Up dhe I laboratorëve, vazhdoi të grabisi paratë publike.
Në veprimet e Edi Ramës gjatë pandemisë COVID-19, kur deklaroi se maskat dhe testet janë të panevojshme, ndërkohëqë OBSH. kërkonte “testim, testim testim”, si dhe për mosdhënien për muaj me radhë të asnjë rimbursimi,për ilaçet për qindra, mijëra shqiptarë që vuanin në shtëpi nga COVID-19.
Mos hetimi I krimeve zgjedhore të provuara me fakte dhe të çertifikuara nga OSBE-ODIHR., për të cilin pati shumë denoncime, dhe nga unë vetë si Presidenti I Republikës.
Në Dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, ku vetë Rama me zërin e tij, vërtetohet si pjesë aktive e krimit zgjedhor.
Në deklaratat e Edi Ramës që Policia e Shtetit duhet të hiqte uniformat, dhe të bënte vota për “Rilindjen”.
Mos hetimi për Ligjin për Dividentin,të bërë për interesat e klientëve të Edi Ramës, duke I dhënë fuqi prapavepruese, dhe duke shkelur Kushtetutën dhe dëmtuar rëndë financat publike.
Pandëshkueshmëria e Edi Ramës, si përgjegjës kryesor për veprimet e tij kundër interesit shtetëror e kombëtar, për çështjen e kufirit detar me Greqinë, dhe marrëveshjen e ekstraterritorialitetit me Italinë për emigrantët e paligjshëm nga Afrika.
KRIMET E RËNDA PENALE TË ERION VELIAJ PËR TË CILAT SPAK KA MBYLLUR SQEPIN.
Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit perms inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti dhe realizimit të tij.
Erion Veliaj është faktuar se ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin, për studimin e fizibilitetit të inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Erion Veliaj është faktuar se ka future në borxh për 30 vjet qytetarët e Tiranës për një vjedhje 500 milion euro.
Erion Veliaj është faktuar se ka lejuar zaptimin e 15 hektar tokë jashtë territorit të Lejes së Ndërtimit të Projektit.
Erion Veliaj është faktuar se ka firmosur me dorën e tij, dokumente të paligjshm, edhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme,për shërbime publike të pakryera, dhe për inceneratorin që nuk ekziston.
Erion Veliaj është faktuar edhe nga Antimafia Italiane, si bashkëortak me Ndrangheta në kompaninë e pastrimit të Tiranës, për të cilin nuk ka asnj ëhetim.
Erion Veliaj është faktuar si drejtues I organizatës kriminale 5D., që ka zhvatur të gjitha tenderat publikë në Bashkinë e Tiranës, dhe ende nuk është ndaluar.
Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK. ka ngritur gjoja akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; Ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre, dhe si një grup I strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë së bashku, përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës, dhe jo vetëm.
Erion Veliaj është akuzuar nga ish-krahu I djathtë i Edi Ramës për më shumë se një dekadë, ish-ZëvendësKryeministriArben Ahmetaj si pronari faktik I inceneratorit të Tiranës, dhe kjo dëshmi nuk është vlerësuar nga SPAK.
Përkundrazi Arben Ahmetaj është kërcënuar nga Altin Dumani, që të mbyllë gojën, me gjoja historitë e fabrikës së bukës së Tiranës, ku prapë përgjegjësia është e Erion Velisë.
SPAK ende nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes publike të Arben Ahmetaj që e kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët, se ku përfunduan 60 milion euro, kur përgjigjen e saj të gjithë e dinë.
Korrupsioni I faktuar dhe denoncuar në SPAK. I Bashkisë së Tiranës me banesat sociale dhe zbatimin e detyrimit prej 3% nga ndërtuesit duke mos marrë qindra apartamente për qytetarët e pastrehë, që nuk është hetuar sot e kësaj dite.
Korrupsioni I faktuar I Bashkisë së Tiranës dhe I denoncuar në SPAK. për taksën e përkohshme të infrastructures arsimore, nga e cila u mblodhën rreth 50 milion euro dhe shkollat nuk u ndërtuan kurrë.
Edi Rama dhe Erion Veliaj janë zyrë dhe vazhdojnë të presin miliardat, ndërsa lideri I Partisë Demokratike, Sali Berisha është I arrestuar, kjo është vetë groposje e Drejtësisë me regji të katicave të Shqipërisë.
Askush nuk mund të pranojë një drejtësi të tillë që “AFËRMENDSH” jo vetëm që është e paligjshme, por e neveritshme.
Këtë Drejtësi me Regji, jo vetëm që nuk e beson më askush, por do ta hedhim në koshin e plerave.
Ndërkohë do të vazhdojmë me forcë, denocmin e gjithë këtyre skandaleve të korrupsionit, se nuk është meritë e SPAK., për ato ndalime që janë bërë.
Jo, është sabotimi i SPAK. është gjymtimi I bërë nga ana e SPAK. e gjithë hetimeve, që kanë nisur nga denoncimet që ka bëtë opozita. Që nga Ilir Meta President në shkurt 2021, për inceneratorët dhe me rradhë të gjitha denoncimet e tjera.
Asnjëherë nuk ka vepruar në kohë, edhe kur faktet kanë qenë konkrete. Sepse duhet të blinet Edi Rama me lekët e inceneratorëve zgjedhjet në 2021.
Edhe metamorfozën, e hapën pas zgjedhjeve locale, ndërkohë që dosjen e kishin aty, se ja kishin sjellë partnerët e tjerë me kohë. Se duhet të bliheshin zgjedhjet në Shkodër, e gjithë veriun e Shqipërisë.
E kështu me rradhë. Ndërkohë, ne të vazhdojmë punën tonë për 5 prioritetet, që çdo qytetar I Shqipërisë të njihet me to. Çdo fermer të njihet me to, është bërë një punë shumë e mirë këtë javë, por duhet të vazhdojmë në mënyrë intensive çdo ditë.
Sepse, për ne nuk ka pushim, dhe nuk ka pushime. Vendi është në një moment kritik. O shpërbëhet mafia, o shpërbëhet kombi, nuk ka.
O shpërbëhet mafia, o shpërbëhet kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të miat kohë më parë. Ne jemi këtu në këtë sallë.
Nëse dikush ka vlerësim për SPAK. pas gjithë këtyre fakteve, turpëron dhe fjalën baxhellë. SPAK është një institucion kriminal, kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit politik.
Në vend që të ndalojë Edi Ramën, në vend që të ndalojë Erion Velinë, bën presion dhe shantazh udhëheqësve të opozitës, që mbrojnë sovranitetin e Shqipërisë.
Do japi llogari çdo prokuror I SPAK., çdo gjykatës I korruptuar, që fle mbi dosjet që janë atje. Nuk ka McGonigal që I mbron.
Për veshi do ti ngremë, siç vajti ai në burg, do të shkojnë dhe të tjerët. Prandaj është detyra jonë të fuqizojmë organizimin e opozitës, të fuqizojmë Partinë e Lirisë, që duhet të ndihet kudo në të gjithë Shqipërinë.
Që duhet të jetë zjarr kudo, që ti japim shpresë të rinjve dhe të rejave që të mos ikin nga vendi. Që ti japim shpresë gjithë atyre, që janë jashtë të kthehen këtu.
Ndryshimi është plotësisht I mundur. A e patë në Maqedoni?
E hodhën Prindin 1 dhe Prindin 2 në Vardar, edhe janë me 15 deputetë. Përse nuk qeka këtu e mundur? Kjo varet dhe nga ne.
Nga karakteri jonë, vendosmëria jonë, nga organizimi jonë. Edhe në një betejë, që dikush nuk niset për të vdekur nuk fiton kurrë.
E kjo është një betejë për vdekje, a për liri. Dhe ne do të fitojmë, dhe PL. do të fitojë, dhe shqiptarët do ta gëzojnë këtë liri.
Faleminderit!















