Kryeministri Rama “në ajër”, njofton turin e takimeve me diasporën për Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh gjatë muajit maj dhe qershor, me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme. Kryeqyteti grek ka edhe numrin më të madh të komunitetit shqiptar në krahasim me kryeqendrat e tjera europiane.

Në Facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se pas Athinës do të udhëtojë në drejtim të Milanos ku gjithashtu prezenca e diasporës është e ndjeshme.

Screenshot

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn