Kryesia e Partisë Socialiste ka dalë me disa vendime ditën e sotme. Mësohet se Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Gonxhen.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e bashkive që drejtohen nga PS në të gjithë vendin pjesëmarrja ka qenë online dhe është diskutuar për forcimin e punës dhe angazhimin e strukturave partiake në funksion të votës së Diasporës dhe bindjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndërkohë që janë marrë dhe vendimet për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit politik në Dibër, ku është vendosur zyrtarisht që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi do të jetë dhe drejtuesi politik.
Blendi Gonxhe ka nisur punën si drejtues politik në qarkun e Tiranës por me fokus zonën e Kombinatit, Njësinë nr.6.