Ka nisur sot protesta e 19 e opozitës dhe “|Aleanca për Teatrin” para Bashkisë së Tiranës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ashti si në protestat e kaluara, kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.
Mësohet se Veliaj është në zyrë në kohën kur opozita proteston, ndryshe nga herët e tjera. Ndërkohë, policia është vendosur gardh para godinës.