Ilnisa Agolli ka treguar gjatë një bisede në shtëpinë e Big Brother Vip emrat e konkurrentëve, që ajo mendon që do të arrijnë në finale.
Ajo u shpreh se në garë për çmimin e madh deri më tani sheh padyshim veten, Julin dhe Ledjonën.
Gazetarja tregoi se Egla Ceno sipas saj nuk do e arrijë finalen, pasi mendon se aktorja “do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë.”
Ndër konkurrentet e tjerë që nuk do arrijnë në finale sipas saj ishin edhe Rikja me Vesën.
“Unë jam njëherë, kështu mendoj. Edhe kjo Ledjona më vjen deri në këtë pikë të lojës. Po të bëj një analizë, Rike -Vesa, nuk i shoh, as Eglën, sepse ajo do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë”, u shpreh gazetarja.