Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përsëritur sërish kushtin e PD-së për votimin e ligjit për amnistinë penale. Në një konferencë për mediat , Alibeaj deklaroi se PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK.
“PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK”- tha Alibeaj.
Ndërkohë që kërkoi që të përfshihen në ligj që të përfitojnë protestuesit sipas kërkesave tyre.
“Do duhet të them për faktin se sot seanca është zhvillua në shkelje të procedurës sepse nuk kishte kuorum. U bë e ditur se qëllimi i mazhorancës ishte ta kalonte ligjet për oligarkët si ishte shtyerja e afatit për ligjin për investitorët strategjik.Shqiptarët do duhet të shihnin diskutimin për ligjet që janë në interes të tyre, sic është ligji për amnistinë.”- shtoi ai.















