Duket se situata në Kuvend i është rikthyer normalitetit, pas shumë muajsh tensione dhe dhunë në sallën e seancave.

Ajo që bie në sy nga rikthimi në normalitet i Kuvendit është qëndrimi afër i kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili është I ulur në mes të dy “ kundërshtarëve’ të tij brenda PD Gazment Bardhi e Jorida Tabaku. Basha u ul pikërisht pranë Gazment Bardhit, që tashmë është bashkuar me grupimin e Rithemelimit të Berishës, dhe në anën tjetër qëndron deputetja Jorida Tabaku.















