LAJM I FUNDIT/ Qëllohet me armë në zyrën e tij, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja, plagosen dy persona të tjerë. Ndalohet autori

Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja pranë ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Mësohet se gjyqtari ka ndërruar jetë vetë pak minuta pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autori është vënë në pranga.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Elvis Shkëmbi është identifikuar si personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast.

Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur. Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn