Kandidati i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 në Kucovë Lefter Maliqi nuk heq dorë nga përballja ligjore me rivalin e tij në atë garë, tashmë në krye të Bashkisë Kreshnik Hajdari.
Përmes një njoftimi në facebook Maliqi shkruan se neser i drejtohet SPAK me disa kallézime pér atë që e cilëson si grup të strukturuar kriminal në Bashkinë e Kucovës që drejtohet nga Hajdari.
STATUSI NE FACEBOOK
SPAK: Nesër, ora 10:00, depozitojmë memo drejtuar Dumanit dhe kallëzime për “grupin e strukturuar kriminal” në Bashkinë Kuçovë, drejtuar nga K. Hajdari për abuzime të rënda me paratë, pasuritë publike, dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë shtetit.
Ftoj “SPAK” dhe “BKH”, të hetojnë me paanshmëri dhe jo me ndikim nga ‘Hajdarët’ e politikës dhe Drejtësisë së lidhur me Donët e Bablokut të Surrelit. Për me tepër shihemi nesër, ora 10:00, para SPAK-ut.
