Lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun socialist të Libofshës

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet me dije se Hide akuzohet për shpërdorim të detyrës në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

Dyshohet se Hida ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt përfitimit.

“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit” tha Hide duke shprehur dhe gatishmërinë për t’u dorëhequr: “Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn