LEZHË/ Vrau babain dhe vëllain e ish gruas jepet masë burg përjetë për Besnik Pjetrin

https://we.tl/t-dRdqNA2Cl

Gjykata e Lezhës denoi me burgim të përjetshem Besnik Pjetrin, i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjeherin dhe ish-kunatin, Pjerin dhe Gentian Përjaku.50-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja me paramendim në rrethana të tjera cilësuse” dhe “Armbajtja pa leje”, ndërsa këtë masë dënimi kishte kërkuar dhe prokuroria e Lezhës.Gjatë shqyrtimit të çështjes në themel, Besnik Pjetri ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë, por duke deklaruar se kishte patur qëllim vetem vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Përjaku, ndërsa djalin e kishte vrarë aksidentalisht, pasi kishte hyre për të mbrojtur të atin.Këtë veprim ekstrem 50-vjeçari Pjetri e ka argumentuar me konfliktet që kishte patur me familjaret e ish gruas, që sipas tij i kishin borxhe dhe nuk e kishin lejuar të takonin fëmijet.Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata vendosi që ai të dënohet me burgim të përjetshem.Krimi i dyfishte ndodhi mesnaten e 29 gushtit të vitit 2022 në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.Sapo babë e bire kishin ardhur nga Italia, ish-dhënërri ju shkoj në shtëpi dhe qëlloi me bresheri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.Pas ngjarjes Bensik Pjetri u largua me shpejtësi dhe u prangos 3 muaj më vonë në një banese të braktisur në zonen e Kaçinarit në Mirditë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn