Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi të enjten në Pllanë të Lezhës. Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip Porche. Dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri plumbash në distancë të afërt.
Raportohet se në momentin e ngjarjes, Prendi ka qenë në tavolinë me një person tjetër, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë lëndime. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje deri më tani mbi 10 persona.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Krimi ndodhi në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël në një zonë të populluar në lagjen Vyronas të Athinës.
Sipas mediave greke, Brahimi kishte pak ditë që kishte shkuar në Greqi për pushimet e Pashkës, pasi jetonte në Dubai nga frika e një atentati. Ai kishte në Athinë një grua dhe një fëmijë, por bëhet me dije se në Shqipëri ai kishte një familje tjetër me një bashkëshorte dhe dy fëmijë.