Zelensky në Tiranë? Takimi Ballkanit Perëndimor me 28-29 shkurt, lajmi konfirmohet nga Qeveria e Kosovës.

Me datën 28 shkurt në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Volodymyr Zelensky. Presidenti Ukrainas zhvillon kështu të parën vizitë në Shqipëri, ndërsa vendi ynë ka shfaqur hapur mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën që po zhvillohet pas sulmeve Ruse të dy viteve më parë drejt Ukrainës.

ndërkohë në data  28 dhe 29 shkurt do të zhvillohet në Tiranë një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Integrimit të Kosovës në një postim në rrjetet sociale, ku bëhet me dije se do të diskutohet në lidhje me objektivat për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn