Lindita Nikolla nuk i heq mandatin Sali Berishës: Dua t’i jap fund spekulimeve. Mungesa në Kuvend me arsye

Sali Berisha, kreu i PD-së, nuk do të humbasë mandatin e deputetit, edhe pse prej 6 muajsh nuk merr pjesë në veprimtaritë parlamentare. Por mungesa e tij në Kuvend konsiderohet e arsyeshme përsa kohë ai ndodhet me një masë sigurie “arrest shtëpie” kërkuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO, në të dy shkallët e gjykimit.Mësohet se e në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh se mandati i Sali Berishës nuk hiqet.

“Pas konsultimeve me ekspertë konatitucionalistë, mungesa e Berishës prej 6 muajsh ne Kuvend është me arsye”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.

Në vijim, Kryeparlamentarja ka deklaruar se qenia e një personi nën këtë mase nuk mund të konsiderohet si mungese pa arsye në Kuvend. “Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn