Lindita  Nikolla ul nesër në tryezë Bardhin e Çuçin! Nderkombetaret thirrje: Duam parlament tërësisht funksional/ Negociata per kaosin ne Kuvend.

Teksa negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet kanë nisur, SHBA dhe BE ka përsëritur mesazhin për dialog dhe tha se palët duhet të angazhohen për një parlament funksional. Pas këtyre thirrjeve, kryeparlamentarja Nikolla thërret sërish nesër në takim krerët e grupeve.

Ndërkombëtarët janë angazhuar jo vetëm për të vënë në lëvizje dialogun parlamentar, por edhe për të çuar deri në fund rikthimin e bashkëjetesës normale në Kuvend mes mazhorancës e opozitës.

Pasi presioni i diplomacive të huaja në vendin tonë prodhoi një takim të parë mes Lindita Nikollës Gazmend Bardhi, Bledar Çuçit, dhe 2 krerëve të grupeve të vogla parlamentare Dashamir Shehi, e Mesila Doda, i dërguari me punë i SHBA në vendin tonë, David Wisner takoi personalisht kryeparlamentaren për t’i përcjellë mesazhin se parlamenti duhet të rikthehet në normalitet.

“Parlamenti është shumë i rëndësishëm për vendin dhe sistemin demokratik dhe është e dobishme që palët në Kuvend të angazhohen për t’u shërbyer qytetarëve dhe të ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë”- u shpreh David Wisner.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn