Shqipëria meriton të ndahet nga 12 vite të qeverisë Rama me dështime e korrupsion’, tha drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në hapje të fushatës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.Gjatë fjalës së tij Basha, sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se gjysmën e shokëve i ka tek 313. Sipas tij, kryeministri premtoi ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën.
’12 vite korrupsion dhe mashtrime të Ramës dhe qeverisë së tij, Shqipëria meriton ndarje nga kultura e pandëshmueshmërisë në 35 vite tranzicion, Shqipëria meriton që të hap derën e progresit dhe integrimit. Ndaj këto bindje na kanë mbajtur së bashku. Nuk ja dolën dhe skanë për t’ja dal sepse ne jemi vet vullneti i shqiptarëve për ndryshimin, që s’mund të merret peng. Ka përcjell një nga një gjysmën e shokëve tek 113 del me propozimin me Edin. Premtoj ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën. Gjysmën e shokëve i ka tek 7 herë 7 tek 113′, tha ai.
Basha tha se Shqipëria meriton më shumë dhe duhet që mbyll derën e tranzicionit dhe të hap atë të progresit.
“Ajo që na mban bashkë në këtë udhëtim, në këtë rrugëtim është shumë më e madhe se gjithësecili prej nesh. Eshtë edhe më e madhe se shuma e të gjithë ne bashkë. Është më e madhe se Koalicioni Euroatlantik, është fuaqia e pamposhtme e dashurisë për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se Shqipëria meriton më shumë, se Shqipëria meriton të ndahet me 12 vite dështime, krrupsion, e madhtrime të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Se Shqipëria meriton ndarjen një herë e përgjithmonë nga kultura e pandëshkueshmërisë, të të fortëve, duke nisur me politikënat e korruptuar e të pandëshkuar të 35 viteve tranzicion. Se Shqipëria pas më shumë se një gjenerate, një brezi të tërë tranzicion, meriton ta mbyll derën e tranzicionit dhe ta hap derën e progresit dhe integrimit”. tha Basha.
Koalicionin Euroatlantik e mbështeti edhe CDU gjermane, përmes të dërguarit të saj Hans-Joachim Falenski. Ai tha se partia e Lulzim Bashës ofron një program realist për qytetarët dhe jo për interesa personale. Falenski theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë, përfshirë dhe iniciativën për amnisti.

“Ne, qeveria e udhëhequr nga CDU/CSU, duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE! Lufta kundër korrupsionit: Po, ka pasur përparime në këtë fushë. Por kjo është arritur vetëm përmes punës së mirë të Struktures se Posacme Antikorrupsion SPAK përkundër kundërshtimit nga qeveria dhe parlamenti! Për shembull, përmes ligjit të amnistisë ka pasur një kthim mbrapa të rëndësishëm, duke çliruar 40 persona të dënuar per korrupsion dhe duke ulur dënimin për 65 të tjerë. Dhe përpjekjet nga qeveria dhe parlamenti për të penguar punën e suksesshme të SPAK-ut po shtohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë! Kjo do të hasë në kundërshtimin tonë më të ashpër!”, tha Falenski.
Ndërkohë, një ditë më parë Basha zhvilloi një takim me të rinj e të reja, ku u diskutua mbi programin e Koalicionit Euroatlantik.
Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, përcolli një mesazh ditën e sotme në çelje të fushatës së ‘Koalicionit Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.
Në fjalën e tij, Falenski u ndal tek raportet ndërkombëtare që denoncojnë sipas tij përhapjen e korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes në Shqipëri.
Falenski theksoi se vetë gjuha e përdorur nga BE në dokumentet zyrtare është tregues i një situate alarmante:
“Korrupsioni në shumicën e fushave… i përhapur” do të thotë në gjuhën e zakonshme: Korrupsioni është pothuajse kudo – nuk mund të jetosh pa paguar njerëz të caktuar.
2“Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë qendrore dhe lokale dhe institucioneve” do të thotë në gjuhën e zakonshme: kudo dhe kurdo që të kesh të bësh me qeverinë dhe autoritetet e saj, përballesh me korrupsion. Një tumor!
Dhe, kjo e gjitha jep “ende shqetësime serioze”. “Ende”do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama! Po bëni ende shumë pak për luftën kundër korrupsionit!
Dhe më pas vjen dhe më keq: “Shqetësim serioz”, shkruan BE-ja në dokumentin e pozicionimit. Kjo është një gjuhë shumë speciale e BE-së. Në gjuhën e zakonshme, do të thotë: O njerëz të qeverisë Rama, shtëpia juaj po digjet! Dhe i vetmi shërbim zjarrfikës që mund ta shuajë zjarrin është SPAK-u, dhe ju po përpiqeni ta pengoni edhe atë në punën e tij! Kjo nuk mund të pranohet!
Do të turpërohesha si qeveri, po të nënshkruaja një dokument të tillë pas 12 vitesh në pushtet dhe katër vjet e gjysmë pas vendimit të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit në mars të vitit 2020!
Kjo nuk është gjë tjetër veçse një pohim i dështimit!
Dhe a mund të rregullohet e gjithë kjo brenda pak më shumë se tre vjetësh, deri në fund të vitit 2027?
Për këtë nevojitet një ndryshim politik i plotë dhe forca të tjera politike.
Për këtë na duhet një ndryshim thelbësor i politikës këtu, në këtë vend!
Dhe madje edhe atëherë, nuk do të ishte e mundur të shpëtohej ky tumor i korrupsionit brenda tre vjetësh sa duhet për të përfunduar negociatat e anëtarësimit.
Për të arritur në këtë drejtim, është e rëndësishme që sa më shpejt të ndodhë një ndryshim politik me forca të tjera politike!
Dhe një ndryshim të tillë politik e shoh vetëm nën udhëheqjen e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye!
I dashur Lulzim! Në Gjermani po ndiqet me shumë vëmendje sa i fortë dhe guximtar je për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar që SPAK të mund të kryejë punën e tij pa pengesa. Për këtë të jemi shumë mirënjohës!
Dhe gjithashtu po shihet qartë kush nuk po angazhohet për këtë, megjithëse është i detyruar nga pozita e tij qeveritare.
Por ju, miqtë e Koalicionit EuroAtlantik, tregoni me fjalë dhe vepra se jeni të vendosur ta luftoni korrupsionin! Faleminderit! Vazhdoni kështu në këtë rrugë!
Kush shikon programin tuaj, merr përgjigje bindëse dhe konkrete për mënyrën se si do të luftohet korrupsioni.
Sepse ju filloni nga lart: për çdo politikan duhet të ketë një proces verifikimi si për gjykatësit dhe prokurorët. Dhe me heqjen e imunitetit të deputetëve, SPAK do të ketë mundësinë të veprojë kundër korrupsionit atje ku ai është prezent.
Kjo është guximshme!Kjo është e drejtë!-tha Falenski.