Mazhoranca përjashton opozitën nga Kuvendi/Vendimi

Pas tensioneve të krijuara në Kuvend në seancën e ditës së hënë , në një njoftim të Kuvndit thuhet se janë marrë masa për përjashtimin nga Komisionet dhe seancat plenrae për deputetët e e opozitës Gazment Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati.

Në joftyim thuhet se Gazment Bardhi është përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.

Po ashtu vendim për përjashtimin është marrë edhe për deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë.

Njoftimi i plotë:

1.“Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Gazment Bardhi, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.

2. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë” për secilin nga deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka, duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 27.02.2024.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn