Mblidhet Konferenca e Kryetarëve Çuçi: Më në fund opozita kuptoi rolin që ka

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur  mbledhjen e kryetarëve ku do të flitet për kërkesat e opozitës .

Në këtë mbledhje janë të praishëm të gjithë kryetarët e grupeve Parlamentare Bardhi e çuç, mesila doda etj

Mbledhja u thirr nga kryetarja Nikolla pas vizitës në zyrëhn e saj të përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA ku I kërkoi të ndërhyjë për të rikthyer normalitetin në punimet e kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Blendi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Çuçi deklaroi se fakti që opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve është një lajm i mirë.

Ai u shpreh se Reforma Zgjedhore ka një komision që funksionon, ndërkohë po punohet me ekspertët e ODIHR për të adresuar çështje të rëndësishme të kodit, të cilat më pas do të trajtohen.

“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Nuk ka asgjë për Reformën Zgjedhore. Zgjedhorja ka një Komision që funksionon. Komisioni Bipartizan po punon për të vendosur më të mirën për Reformën Zgjedhore”, deklaroi Çuçi.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn