Mbreti Charles mund të vizitojë Shqipërinë? Ambasadori Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi ka paraqitur kredencialet pranë Mbretit në Buckingam Palace. 

Mbreti Charles ka pritur në një audiencë private Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Britaninë e Madhe Uran Ferizi.  

Gjatë këtij takimi ku ambasadori Ferizi ka paraqitur kredencialet e tij në krye të diplomacisë shqiptare në Angli mësohet se mbreti ka vlerësuar në mënyrë të veçantë arritjet akademike të Ambasadorit.

Sipas informacioneve nga ky takim mësohet se zoti Ferizi ndërsa ka ftuar Mbretin Charles të vizitojë Shqipërinë është shprehur se në Britani  përfaqëson  Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani. “Plot  nga  shqiptarët në Britani  janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë”- tha ai.

 Duke vlerësuar këtë prezantim si dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë mësohet së Mbreti Charles ka shfaqur interesin të vizitojë Butrintin dhe Alpet shqiptare.

Pak kohë më parë Uran Ferizi është emëruar Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e madhe

Gjatë prezantimit të tij në Kuvend , spikati CV-ja e tij me superkualifikime, një shqiptar që karrierën e tij e ka nisur përmes vështirësive në emigracion për të arritur kualifikime të larta profesionale në Universitetet më të mira të Britanisë së Madhe.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn