Mbrojtja Civile kërkon ndihmën e Forcave të Armatosura, vijon operacioni për gjetjen e tre trupave që dyshohet se u mbytën në lumin Buna

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Njëra prej kufomave u gjet rastësisht nga një peshkatar. Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn