“McGonigal ishte aty brenda, po jepte dëshmi kundër Ramës”, Berisha deklaratë të papritur pasi del nga SPAK

sh-kryeministri Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”.

Jashtë ambienteve të SPAK, lideri i PD u pyet nga gazetarët lidhur me personat të cilët ndodheshin këtë të hënë në Strukturën e Posaçme dhe përgjigjja e Berishës ishte e befasishme.

Me nota ironie sh-kryeministri u shpreh se brenda në Prokurori u “has” me McGonigal, i cili ishte duke dëshmuar kundër kryeministrit Edi Rama.

“Në SPAK gjeta McGonigal i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste Edi Ramën në ishullin Ricer. Ishulli Rikers është një ishull burg si muze me të gjithë bandidët më të mëdhenj të SHBA, i kanë aty edhe gurët e varrit sepse kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më aty”, tha ai, duke shtuar më tej se “Mc Gonigal kishte ardhur. Po jepte dëshmi të reja”.

Ndërkohë, ashtu sikurse dhe çdo herë tjetër, Berisha ka lënë dhe një shënim për Altin Dumanin. Mesa duket ish-kryeministrit nuk i del “inati” me ish-kreun e SPAK, ndonëse që prej dhjetorit ky i fundit nuk është më në krye të Strukturës së Posaçme.

“Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha”, tha Berisha.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn