Bayern Munich u kthye te suksesi, pas fitores minimale 1-0 ndaj Union Berlin. Një triumf që i dërgon të besuarit e Tuchel në -4 pikë pas liderit Leverkusen, duke e bërë kampionatin edhe më interesant. Nota negative e mbrëmjes për Tuchelin është dëmtimi i Upamecano, i detyruar të largohet që në minutën e 46-të.
Duke folur në konferencën për shtyp, tekniku Tuchel tha: “Ka një dëmtim. Një dëmtim jashtëzakonisht i hidhur për ne. Ai është i pazëvendësueshëm në formën e tij aktuale, ishte më i miri. Ai ka ambicie dhe dëshirë për të fituar. Ky lajm na mërzit shumë të gjithëve”. Ky dëmtim vjen pikërisht në momentin kur nuk duhej, në mesin e sezonit, ku kalendari është mjaft i ngjeshur.
Bavarezët synojnë që këtë sezon të fitojnë kampionatin përsëri, ndërsa vëmendja më e madhe është edhe nga Champions. Pengesa e parë është ndaj Lazios, rival ndaj të cilit janë favorit kampionët e Gjermanisë.
25-vjeçari Upamecano ka luajtur 16 ndeshje këtë edicion. Për Upamecanon ky është sezoni i 3-të në Munich, teksa më përpara ka veshur fanellën e Leipzig