“Më lodhe trurin, mos më kap ashtu”, DEBAT sërish mes Eglit dhe Gjestit

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit duket se po përjeton një tjetër krizë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pas disa ulje-ngritjeve, dyshja janë përballur sërish me tensione dhe debate.

Këtë herë ka qenë Gjesti, i cili i ka kërkuar Eglit ta lërë të qetë, duke thënë se po bëhet e bezdisshme. Debati ka ardhur pas disa dyshimeve të Eglit për një letër që ai shkroi për Shën Valentinin, si dhe për një qafore, për të cilën Gjesti pretendon se e ka nga tezja e tij.

Ndërsa po flinin së bashku, artisti i njohur i ka thënë Eglit se e ka lodhur me të njëjtat pyetje të përsëritura. Në një moment, ai madje i kërkoi të mos e kapte për krahu, duke e bërë të qartë se kjo gjë po e shqetësonte.

Mbetet për t’u parë si do të evoluojë raporti i tyre në shtëpi dhe nëse ky debat do të ndikojë në rrugëtimin e tyre në BBVA.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn