Më në fund një datë për fatin e vulës së PD. Ja kur do të jetë gjyqi..

Gjykata e Apelit të Tiranës caktoi datën 11 qershor, ora 10:00, për seancën e rigjykimit të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën. 

Në arsyetimin e dhënë nga gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial.

Ndërkohë, relatore për çështjen ku do të vendoset se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës apo Sali Berishës, do të jetë relatore gjyqtarja Alma Ahmeti, ndërsa pjesëtarë të trupës gjykuese do jenë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn