Merrni çadrën me vete, sot vranësira dhe reshje shiu

 Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu në fundin e pranverës.

E premte 31 maj

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/25°C

– Zonat e ulëta       14/27°C

– Zonat bregdetare 16/27°C

Kosova, të premten 31 Maj 2024 do të ketë kthjellime, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 14°C në mëngjes deri në 22°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E shtunë 1 qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 -15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/26°C

– Zonat e ulëta       14/29°C

– Zonat bregdetare 16/27°C

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn