Zbardhet dëshmia e një prej autorëve të sulmit të djeshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Ky i fundit vijon të mbetet në gjendje të rëndë në reanimacion në monitorim intensiv.
Një prej autorëve të arrestuar, (i cili u vetëdorëzua), Dorian Alia, ka thënë se ata donin thjesht t’i jepnin “një mesazh” avokatit, duke mos menduar se situata do të rëndohej kaq shumë.
“Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda.”, mësohet të ketë thë një prej autorëve të arrestuar, Dorian Alia.















