Meta i premton babait të Fredi Belerit se të hënën do kërkojë ta vizitojë “të rrëmbyerin politik”.

Babai i Fredi Belerit, Petro Belerin është takuar sot me Ilir Metën. Kryetari i Partisë së Lirisë shprehet se të hënën do të kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin që ish presidenti e quan të burgosur dhe të rrëmbyer politik. 

Postimi i Metës:

Sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të burgosurit politik, Fredi Beleri, i cili u rrëmbye nga regjimi pikërisht për t’u rrëmbyer pronat himariotëve!

Ditën e hënë do të kërkoj zyrtarisht që ta vizitoj nga afër të rrëmbyerin politik.

Himara dhe himariotët trima dhe patriotë kanë ditur gjithmonë t’u tregojnë vendin pushtuesve dhe zaptuesve!

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn